Tashmë është konfirmuar. Dueli Drita – Gjilani do të luhet përfundimisht ditën e shtunë me 16 shkurt me fillim nga ora 13:30.
Policia e Kosovës përfundimisht nuk ka dhënë dritën jeshile për datën 17 shkurt, me ç’rast ishte paraparë për tu luajtur ndeshja.
Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe FC Dritës.
Përfundimisht derbi numër 28-të kampional pas luftës do zhvillohet të shtunen me fillim nga ora 13:30.