Derbi më i madh lokal në futbollin kosovar, Drita – Gjilani pritet që të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kjo ndeshje luhet më 26 shtator dhe i takon xhiros së gjashtë së Superligës së Kosovës në futboll.
Ndeshja do të luhet në Prishtinë pasi që stadiumi i qytetit në Gjilan nuk i plotëson kushtet për zhvillimin e derbit pasi që është duke u riparuar.
Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të “Radio Star Gjilan”.
Në këtë edicion për shkak të masave anti-Covid po lejohen vetëm 5 përqind e publikut në stadiume.
Drita në derbin ndaj Gjilanit është skuadër nikoqire.
Këto skuadra në këtë edicion e synojnë titullin kampion.