Skuadra gjilanase FC Drita, ka bërë transferimin e parë në afatin dimërorë shkruan Radio Star.
Raddy Ovouka është mbrojtësi i majtë i cili ju është bashkuar skuadrës në pregaditjet të cilat janë duke i kryer në Turqi.
Ovouka pritet të debutoj sot kundër ekipit Sllovak duke filluar nga ora 15:30.
Komunikata e plotë:
FC DRITA transferon Raddy Ovouka
𝗥𝗮𝗱𝗱𝘆 𝗢𝘃𝗼𝘂𝗸𝗮 do të jetë pjesë e klubit tonë për një vit, në formë huazimi nga klubi Ganez Hearts of Oak.
Raddy është 23 vjeçar dhe luan si mbrojtës i majtë, së fundmi ka qenë pjesë e ligës amerikane USL Championship te skuadra New Mexico United.
Ai sot pritet të debutoj me ekipi në ndeshjen miqësore që zhvillojmë kundër ekipit Sllovak nga ora 15:30.
Welcome Raddy
𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀⬜️🟦