Lideri i LDK-së Isa Mustafa ka publikuar listen me 5 zëvendësministra të propozuara nga LDK, në mesin e 5 emrave është edhe ai i Fatbardha Eminit, aktualisht drejtoreshë e Arsimit në Viti.
Mustafa në statusin e tij në Facebook shkruan:
Fatbardha Emini – Zëvendësministre e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Juriste. Anëtare e Këshillit të Drejtorëve në Komunën e Vitisë, Drejtoreshë e Drejtorisë së Kadastrit dhe tani drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit. Ka kryer studimet master. Anëtare e KP të LDK-së./PlusTv/