Humbja nga Liria i ka kushtuar me punë trajnerit Ardian Nuhiut.
Klubi Futbollistik “FC Drita” ka vendosur që t’i ndajë rrugët me të, menjëherë pas disfatës ndaj Lirisë (1-2), shkruan Radio Star.
Skuadra gjilanase FC Drita, është eliminuar nga Kupa e Kosovës, e cila pësoi humbje nga skuadra e Liriës.
Kryesia e klubit, së bashku me trajnerin Nuhiu kanë rënë dakord të shkëpusin kontratën, dhe t’i ndajnë rrugët pas katër viteve./RadioStar/