Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 26.02.2019 ditë e martë, ora 14,00 , shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisionit të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit datë 23-24.02.2019 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
V E N D I M E
KF “ BALLKANI “ nga Suhareka në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjës së javës së ; XVIII-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BALLKANI – DRENICA e zhvilluar me datë 16.02.2019 në stadiumin e qytetit në Suharekë DENOHET me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 2.
KF “ DRITA “ nga Gjilani në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XVIII-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve DRITA – GJILANI e zhvilluar me datë 16.02.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan ; raportet zyrtare ( sjellje e gabuar e spektatorëve ; hudhje e gjasendeve dhe flakadanëve në fushë minutat; 65,71,84,90+ ) DENOHET me të holla në shumë prej ; 1000 euro ( njëmijë euro ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 1. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë, nga dita kur vendimi bëhet i plotëfuqishë. ( neni 11 paragrafi 1 )
KF “ GJILANI “ nga Gjilani në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e komisionit, për sjellje të gabuar të spektatorëve të klubit ( ndezje dhe hedhje e flakadanëve dhe fishekzjarrëve në fushën e lojës në minutat ; 57,70,73,82 dhe 90+ ) në ndeshjën e javës së ; XVIII-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – GJILANI e zhvilluar me datë 16.02.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan ; raportet zyrtare ; DENOHET me të holla në shumë prej; 1000 euro ( njëmijë euro ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 1. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë, nga dita kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.
LORIK MAXHUNI, lojtar i klubit të futbollit “ FLAMURTARI “ nga Prishtina me numër të ID kartelës ; 00570M92 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës më numër të fanelës sportive 22, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje të gabuara pas përfundimit të takimit ) në ndeshjen e javës së ; XIX-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – FLAMURTARI e zhvilluar me datë 23.02.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan; raportet zyrtare ; DENOHET me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 4
GRESA HAZIRI ; lojtare e KFF “ MITROVICA “ nga Mitrovica me numër të ID kartelës 007159F99 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 6, Në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesares së garave , për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e rrethit të parë për Kupen e Kosovës në futboll për femra ; DUKAGJINI – MITROVICA e zhvilluar me datë 21.02.2019 , për ndërhyrje të palejuar në lojtaren kundërshtar ( lojtare fundore ) raportet zyrtare; DENOHET me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.