Presidenti aktual i FC Drita, Valon Murseli, është zgjedh president i Klubit Hendbollistik Drita, përcjellë futbollikosovar.com
“Që nga sot HC DRITA me presidentët Valon Murseli dhe Flamur Bunjaku, me të cilët synohen përfaqësimi sa më i denjë i hendbollit në Kosovë dhe jashtë saj. Një faleminderim i veçant nga kryesia dhe urime të gjithë hendbolldashësve të qytetit tonë! Urime…”
Kujtojmë se Murseli është president edhe i Klubit Volejbollistik Drita me të cilin ka korrur shumë suksese në Kosovë si dhe ka marrë pjesë në Ligën e Kampionëve.