Ndeshja e barazhit mes Gjilanit dhe Besës e paraparë të zhvillohet ditën e nesërme, e enjëte 30 maj, tanimë është zyrtarizuar dhe do të luhet në datën e lartëcekur.Sfida e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë fillon nga ora 16:00 dhe Gjilani në këtë ballafaqim do të jetë në cilësinë e vendasit.
Vlen të theksoher se tifozët tanë “Skifterat”, do të vendosen në sektorin e Jugut, kurse bileta hyrëse do të kushtoj 3 euro.