Sport Club Gjilani ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit Granit Jashari, i cili do të veshë sërish fanellën kuqebardhë për sezonin e ri.
Klubi gjilanas e ka bërë të ditur lajmin përmes një komunikate, duke shprehur kënaqësinë për rikthimin e Jasharit në skuadër. Mesfushori rikthehet në ambientin ku ka lënë gjurmë më parë dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin në objektivat e sezonit të ardhshëm.
“Sport Club Gjilani njofton me kënaqësi firmën e futbollistit Granit Jashari, i cili rikthehet sërish të veshë fanellën kuqebardhë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Me këtë transferim, Gjilani vazhdon përforcimin e skuadrës në prag të edicionit të ri, me synimin për të ndërtuar një ekip konkurrues në garat vendore.

