Superliga e Kosovës në futboll nuk humbet kohë dhe kësisoj ndeshjet e xhiros së 15-të do të zhvillohet në mesjavë.
Në kuadër të kësaj jave spikat derbi më i madh në Kosovë, Gjilani – Drita, i cili do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.
Derbi lokal do luhet ditën e mërkurë, ndërsa për shkak të punimeve në stadium në fillim ishte e paqartë nëse ajo do të zhvillohet në Gjilan apo diku tjetër.
Zyrtarë të SC Gjilani, e cila është nikoqire e takimit, kanë konfirmuar se takimi do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, përkundër rrjedhës së punimeve që janë në proces.
Mësohet gjithashtu se derbi do të zhvillohet në harmoni me masat e institucioneve relevante për menaxhimin e pandemisë dhe mundësive që lejojnë kushtet infrastrukturore për publikun brenda stadiumit.