Gjilani ka arritur marrëveshje me mbrojtësin ferizajas Ergon Hyseni edhe për një vit të rradhës. Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti, i cili është ndarë i kënaqur me arritjen e marrëveshjes, raporton Gazetasheshi.com.
“Dua të konfirmoj se kam arritur marrëveshje me SC Gjilanin edhe për një vit tjetër. Prap do të jemi bashk me Skifterat edhe për një vit tjetër”, deklaroi Hyseni.
Hyseni i cili ka realizuar golin e fundit për kuqebardhët ne derbi ndaj Dritës është njëri ndër lojtarët e preferuar të tifozërisë gjilanase.
Për Hysenin ky do të jetë viti i katërt te Gjilani, ndërkohë klubi kuqebardh shumë shpejtë pritet të prezantojë edhe nënshkrimet e rradhës.