FC Drita ka zyrtarizuar transferimin e Marsel Ismajlgecit, i cili është lojtari më i ri i skuadrës gjilanase.
Ismajlgeci vjen nga FC Ballkani dhe tashmë do ta vazhdojë karrierën te Drita, duke iu bashkuar skuadrës bardhekaltër.
Klubi gjilanas ka shprehur besimin se me cilësitë, përkushtimin dhe karakterin e tij, Ismajlgeci do të japë një kontribut të rëndësishëm për skuadrën.
“Mirë se erdhe, Marsel! Suksese me fanellën tonë!”, thuhet në njoftimin e FC Dritës.

