Dy lojtarët e FC Dritës, Muharrem Jashari dhe Hajdin Salihu, tani vetëm se kanë nënshkruar me skuadrën nga Ukraina, LNZ Cherkasy shkruan Radio Star.
Radio Star merr vesh se dy lojtarët tanimë kanë arritur marrëveshje me skuadrën ukrainase dhe ata pritën që nesër të udhëtojnë drejt Ukrainës.
FC Drita tani mbushë arkën e saj me shitjen e Muharrem Jasharit dhe Hajdin Salihut, por që boshllëku i këtyre dy lojtarëve do të vërehet shumë tek skuadra.
Ende nuk dihet shifra e saktë e shitjës së dy lojtarëve, por sipas informacioneve skuadra gjilanase do të fitoj hiq më pak se mbi 400 mijë euro./radiostar/