Vazhdon eksodi i largimeve te SC Gjilani, derisa klubi ndodhet në fazën e ri-organizimit. I fundit që ka konfirmuar daljen është mesfushori Fuat Karabeg, i cili kishte ardhur te kuq e bardhët në janarin e këtij viti nga Vllaznia e Pozheranit, shkruan Gazetasheshi.com.
Karabeg i cili startoi në njëmbëdhjetë ndeshje për gjilanasit në edicionin pranveror ka vendosur ti jap fund aventurës gjashtë mujorshe me kuq e bardhët, teksa lajmin e ka konfirmuar në llogarinë e tij
“Faleminderit ekipit të SS Gjilanit, kryesisë, trenerave, lojtarëve dhe të gjithe atyre që ishin pranë klubit, faleminderit edhe atyre që e perkrahën ekipin e zemres së tyre. Tani e tutje më nuk do jemi në projekte të perbashkëta, ju uroj suksese në elitën e futbollit kosovar”, ka shkruar Karabeg.
Më parë Karabeg ishte pjesë e Vllaznisë së Pozheranit, Llapit, Hajvalisë dhe Fushë Kosovës.