Kampioni i Kosovës, Ballkani ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Orges Shehit si trajner të ri të ekipit.
Pas eliminimit nga Kupa e Kosovës këtë mesjavë, Artim Pollozhani dha dorëheqje nga Ballkanit, por klubi therandas shpejt gjeti pasuesin e tij.
Bëhet fjalë për trajnerin e njohur shqiptar, Orges Shehi, i cili ka bërë karrierë si trajner te klubet shqiptare, Skënderbeu, Kukës, Tirana dhe Partizani.
Njoftimi për emërimin e tij erdhi nga faqja zyrtare e Ballkanit, e cila nuk tregoi detaje tjera të kohëzgjatjes së kontratës.
Njoftimi i Ballkanit pa ndërhyrje
Mirësevjen Orges Shehi!
Me kënaqësi ju njoftojmë emërimin e trajnerit të ri të skuadrës, Orges Shehi.
Shehi, një emër i njohur në futbollin shqiptar, sjell me vete përvojë të jashtëzakonshme dhe një vizion të qartë për të çuar përpara sukseset e klubit tonë.
FC Ballkani, kampion i Kosovës për tre vite radhazi, mbetet i përkushtuar për të vazhduar traditën e arritjeve dhe për të ngritur standardet e futbollit në vend. Besojmë se me lidershipin dhe aftësitë e Orges Shehit, skuadra jonë do të vazhdojë të shkruajë histori në fushën e lojës.
I mirëpresim Orges Shehin dhe stafin e tij në familjen tonë të madhe të FC Ballkanit dhe i urojmë suksese të shumta në këtë kapitull të ri!
Forca Ballkani!