Zyrtarë policorë nga Stacioni Policor në Gjilan, pas bisedës më një bashkatdhetarë, kuptojnë se djali i tij feston ditëlindjen e pestë dhe se dëshira më e madhe e tij do të ishte që në festën e ditëlindjes të kishte policë të Kosovës.
Zyrtarë policorë nga Njësia në Komunitet, gjejnë kohë dhe e surprizojnë në mes të festimeve djaloshin duke i dërguar një tortë dhe gjësende tjera me emblemë të Policisë së Kosovës.
Prindërit falënderuan zyrtarët policorë për befasinë e këndshme, gjithë të pranishmit mbeten të kënaqur me vizitën e papritur.
“Policia i uron datëlindjen vogëlushit dhe i dëshiron jetë të gjatë, shëndet, u rritë me plotë gëzime e begati”, thuhet në urimin e Policisë së Stacionit të Gjilanit.