Seanca për zgjedhjen e presidentit pritet të mbahet sonte në ora 18:00 me nënshkrimin e 41 deputetëve të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Shefja e Grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari ka thënë se janë bërë të gjitha hapat e duhur për mbarëvbajtjen e sukseshme të seancës.
“Posti i presidentit nuk është vetëm për presidentin por ndërlidh edhe funksionimin e institucioneve të tjera. Askush nuk mund ti lirojë nga përgjegjësia partitë tjera për obligimet që ata i kanë”, u shpreh ajo para gazetarëve.
LDK-ja ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në votim, në rast se nuk tërhiqet projektligji për propozim-ndryshimin e ligjit për zgjedhje.
Pas tensioneve të krijuara gjatë gjithë së premtes, të shtunën ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, takoi kryeministrin Albin Kurtin dhe pretendenten për presidente, Vjosa Osmani, ku janë marrë vesh që mazhoranca të garantojë të mos bëjë veprime pa u konsultuar me opozitën, e që opozita të mos e bojkotojë procesin e zgjedhjes së presidentit, me qëllim të shmanget shkuarja në zgjedhje.
Të premten Vetëvendosje tentoi që ta votoj ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje për çka u pa si shantazh i Kryeministrit Albin Kurti për ta çuar vendin në zgjedhje. /Reporteri.net