Golashenuesi më i mirë i F.C. LLAPIT dhe i Vala Superligës në edicionin që lamë pas, Mirlind Daku tashmë edhe zyrtarisht është transferuar në kampionatin kroat, tek NK Osijek.
Pas negociatave të vazhdueshme të drejtuesve të klubit, gjegjësisht Presidentit të klubit, z. Nexhat Dumnica dhe Drejtorit gjeneral për transferime internacionale, Afrim Ajeti me drejtuesit e klubit të Osijekut, Daku tanimë është pjesë e klubit kroat.
Paraqitjet e mira të Dakut me Llapin për dy edicione radhazi kanë qenë vendimtare që ai sot të jetë pjesë e një klubi europian siç është NK Osijek.
Dakun e falenderojmë për kontributin e dhënë për dy vite për klubin e Llapit si dhe i dëshirojmë suksese dhe paraqitje sa më të mira në klubin e ri, Osijek.