Para pak minutash është arritur marrëveshja bashkëqeverisëse ndërmjet LVV-së dhe PDK-së në Gjilan. Burimet e sigurta të Radio Star marrin vesh se PDK-së do t’i takojnë katër drejtori dhe pozita e nënkryetarit.
Drejtoritë të cilat do t’i takojnë janë; Drejtoria e Financave, Zhvillimit Ekonomik, Shëndetësisë dhe Bujqësisë.
Sot është thirrur seanca në ora 15:00 ku do të zgjedhet Kryesuesi i Kuvendit Komunal.