Lidhja Demokratike e Kososvës pas mbledhjes së kryesisë që ka mbajtur sot ka Vendosur që Vjosa Osmanin ta kandidojnë si kryeministre të Kosovës. Në garë ka qenë edhe Lutfi Haziri.
Pas mbledhjes së LDK-së, kreu i saj Isa Mustafa u deklarua që bashkërisht në kryesi kanë vendosur që Vjosa Osmani të jetë kandidate.
“Ne biseduam sot për kandidatin tonë për kryeministër dhe arritëm marrëveshje me pajtim të plotë. Për kandidat kemi pasur zotin Lutfi Haziri. Është një personalitet që ka merita të veçantë në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Poashtu edhe zonjën Vjosa Osmani e cila deri së fundmi ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës, e kemi vlerësuar kontributin e të dyve lartë dhe nuk kemi bërë dallime se kush ka më shumë apo më pak merita. Ne vendosëm që kandidate e LDK-së për kryeministre të Kosovës të jetë Vjosa Osmani”, ka thënë Mustafa.