Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit, së bashku me inspektor të AVUK-ut me qëllim preventivë anti COVID vazhdon të inspekton zbatimin e këtyre masave në Qendra tregtare, dhe lokale hotelier.
Me qëllim të respektimit të masave mbrojtëse, Drejtoria Rajonale e Policisë në rajonin e Gjilanit, po vazhdon me kontrolle në zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.
Zyrtarët policorë në tërë zonën e përgjegjësisë nga ora 08:00-20:00 kanë shqiptuar dyzet e dy (42 ) fletë paraqitje të ndryshme , gjatë kontrolleve nëpër qendra tregtare, me ç’ rast nga inspektorët kanë inspektuar dhe në suaza të autorizimeve për zbatimin e masave kanë shqiptuar pesë fletëparaqitje (5).
Policia, apelon te të gjithë qytetarët, që t’u përmbahen rregullave dhe të respektojnë masat e parapara për parandalimin dhe luftimin pandemisë COVID-19.