Dje në Mitrovicë të veriut ka pasur shpërthime të njëpasnjëshme.
Anëtari i PDK-së, Arianit Elshani ka thënë për Express se zyrtarët që u pënguan dje të punojnë, aktualisht kanë vazhduar punën e tyre online.
Ai ka thënë se dje ata kanë marrë një veprim për të krijuar qasje në këto zyre, ndonëse tha se ky veprim nuk është arritur, që i ka shtyer ata të vazhdojnë të punojnë online.
“Zyrtarët e lartë komunal janë duke punuar online. Dje ata morën një veprim për të krijuar qasje në këto zyre, mirëpo nuk është arrit, prandaj që nga ai moment këta zyrtarë kanë filluar ta kryjnë punën në mënyrë elektronike”, ka thënë ai.