Gjatë forumit të Dubrovnikut, ku sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit i vitit të kaluar, ishte temë, u përmend edhe një deklaratë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili kishte thënë udhëheqësi i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka treguar se është lider i mirë, strategjik dhe ka “qëlluar kur duhet”, për mënyrën se si ka arritur të marrë kontrollin e rajonit të shkëputur të Nagorno Karabakut.
Admirimi i Vuçiqit për mënyrën dhe strategjinë e Aliyevit është cilësuar si i gabuar, pasi Aliyev, ka shprehur qëllimin që të marrë territore që janë ndërkombëtarisht të njohura si pjesë të Azerbajxhanit.
“Duhet të jemi të qartë: Jo lëvizje në Bosnje, jo lëvizje në veri të Kosovës”, ka paralajmëruar sot ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien referuar kësaj deklarate, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Në këtë forum, zyrtari amerikan tha se Serbia ka premtuar se Millan Radoiçiq do të përballet me ligjin lidhur me ngjarjet e shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Kjo nuk është hera e parë që Vuçiq bën deklarata që janë interpretuar si kërcënim për një pushtim të Kosovës.
Në mars të këtij viti, presidenti serb akuzoi Perëndimin, në një manifestim në Beograd për përvjetorin e trazirave të marsit të vitit 2004 në Kosovë, se po “synon poshtërimin e Serbisë dhe ta çojë përpara të preferuarën e saj Kosovën”. “Nuk ka problem, i doni ata, nuk do të na keni neve. I doni ata dhe doni t’i ndihmoni ata? Do të mbijetojmë”, kishte thënë Vuçiqi.
Ndaj kësaj deklarate kishte reaguar SHBA-ja.
Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeffry Hovenier, kishte thënë se qytetarët Kosovës se “nuk duhet të shqetësohen për ndonjë kërcënim ndaj sigurisë së tyre”.

“Mund të them që përkushtimi ynë për sigurinë e Kosovës, garancitë e sigurisë që kanë ofruar Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të forta si kurrë më parë. Ne flemë rehat sa i përket këtij kërcënimi. Mendojmë se NATO-ja është e përgatitur dhe e gatshme dhe mendoj se populli i Kosovës duhet të flejë rehat, sepse aleanca ushtarake më e suksesshme në histori ka një prani të madhe këtu, që është e gatshme të bëjë gjënë e duhur”, kishte deklaruar Hovenier. /Reporteri.net/