Pas deklaratës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti se vendi do të shkojë në zgjedhje nëse nuk votohet Vjosa Osmani, ka reaguar zyrtari i LDK-së, Florian Dushi.
Dushi ka thënë se Kurti mund t’i marrë 500 mijë vota në zgjedhje por prapë do të mbetet i paguximshëm për të marrë përgjegjësi dhe do të jetë i paaftë të qeverisë.
“Mundesh me i marrë edhe mbi 500 mijë vota në zgjedhje, por ti prap mbetesh i njëjtë, i paguximshëm me marrë përgjegjësi dhe i paaftë me qeverisë. Ti prap improvizon diçka sa për t’u viktimizuar, gjen dhe shpall një fajtor, dhe vrap dezerton nga ajo çfarë të dhanë votuesit, besimin për të qeverisur ashtu siç iu premtove!”, ka shkruar Dushi në Facebook.
Ndërsa Kurti deklaroi sot se opozita ka në duar dy zgjedhje, ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mijë vota në kuti për LVV-në. /Zëri