Zyratri i Ministritsë së Integrimeve që dyshohej se është i infektuar me koronavirus ka rezultuar negativ.
Për këtë shkak sot është vetilozuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me tërë stafin e tij.
Mirëpo zyrtari i dyshuar nga kabineti i Blerim Rekës ka rezultuar negative me covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë.
“Konfirmoj që rasti për të cilin është diskutuar sot, për zyrtarin e Ministrisë së Integrimeve Evropiane, tashmë kanë dalë rezultatet e testit të tij dhe ato kanë dalë negative. Zyrtari i MIE nuk është i prekur me covid-19
Sipas këtyre lajmeve kryeministri Kurti nga nesër mund të dal nga vetizolimi.
Ndërkohë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se nga sot nuk do të dalë në punë në kryeministri, meqenëse ka pasur kontakt me këtë person.
Kurti ka treguar se nga sot është në vetizolim në banesën e tij, derisa të dalin rezultatet për zyrtarin e MIE-së.