Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, AAK ka nominuar zyrtarisht Nazim Gagicën si kandidat për të udhëhequr Gjilanin në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Më poshtë gjeni mesazhin e plotë të kandidatit Gagica drejtuar qytetarëve të Gjilanit dhe strukturave të AAK-së:
Të dashur qytetarë të Gjilanit,
Të nderuar aktivistë dhe struktura drejtuese të AAK-së,
Sot, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, u nderova me nominimin; kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit.
Ky është një moment i veçantë për mua, një përgjegjësi e madhe dhe një detyrim ndaj të gjithë atyre që besojnë në ndryshim, në punë të ndershme dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetin tonë.
Faleminderit për besimin!
Faleminderit nga zemra strukturave drejtuese të partisë dhe secilit prej jush që më qëndroni pranë.
Angazhimi im do të jetë i palëkundur për një Gjilan më të zhvilluar, më të drejtë dhe më afër qytetarit.
Bashkë për Gjilanin!