By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Zyrtarizohet koalicioni parazgjedhor mes AAK-së dhe Nismës
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Zyrtarizohet koalicioni parazgjedhor mes AAK-së dhe Nismës

Përditësimi i fundit: January 17, 2024 7:47 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj i Nismës, kanë nënshkruar koalicionin e tyre parazgjedhor, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Haradinaj ka thënë se ky partneritet edhe me parti tjera dhe subjekte të tjera që s’janë partiake.

“AAK dhe NISMA kemi arritur marrëveshje parazgjedhore. Ne bashkë në diskutimet disa mujore, kemi vlerësuar se qytetari i Kosovës ka mbetur i vetëm dhe në raste të caktuara edhe i luftuar nga Qeveria e Kosovës dhe Kurti”, ka deklaruar Haradinaj pas nënshkrimit.

Në tekstin e deklaratës thuhet se AAK dhe NISMA Socialdemokrate lidhin marrëveshje koalicioni për zgjedhjet e përgjithshme të radhës 2024-2025.

“Të dyja partitë dakordohen që të krijojnë frontin e përbashkët për shtetin e Kosovës dhe përcaktohen të hapura për zgjerim të koalicionit me të gjitha ato parti politike, nisma qytetare apo shoqata që përfaqësojnë sfera të ndryshme interesi e që për synim kanë ndaljen e degradimit të shtetit, rikthimin e demokracisë si parakusht të një zhvillimi të qëndrueshëm afatgjatë, si dhe integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike”, thuhet në tekst.

Siç mori vesh sot gazeta online Reporteri.net, koalicioni do të quhet “Fronti i përbashkët për shtetin”.

Ramush Haradinaj pritet të jetë bartës i listës dhe njëherit kandidat për kryeministër. Pas tij në listë do të jetë kreu i Nismës, Fatmir Limaj.

AAK pritet të ketë të rezervuar një listë me 70 kandidatë për deputetë, Nismës i janë lënë 30 vende dhe 10 vende tjera do të lihen për aderime të mundshme.

Renditja në listë zgjedhore do të jetë, dy kandidatë të AAK-së dhe një i Nismës.

AAK dhe Nisma kishin qenë në koalicion bashkë dhe në bashkëqeverisje edhe para disa viteve.

Bëhet fjalë për vitin 2017 deri në vitin 2019, kur Haradianj ishte kryeministër e Limaj zëvendës i tij.

Ndërkaq në zgjedhjet që pasuan, po në vitin 2019, Nisma që në atë kohë ishte në koalicion me AKR-në nuk arriti ta kalojë pragun duke mbetur kështu jashtë Kuvendit.

Pak javë e ndajnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të hyjë në vitin e katërt të mandatit qeverisës, ndërkohë që partitë opozitare vazhdimisht kanë qenë të zëshme duke kërkuar largim të kryeministrit Kurti, por jo edhe për mënyrën se si duhet të arrihet ky qëllim./Reporteri.

Specialja ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit
Ardita Sinani: Çështja e Preshevës të shtrohet në tavolinën e dialogut
Policia e Kosovës apelon për kujdes në vozitje gjatë reshjeve të shiut
Drejtori i Policisë: Pres të gjendet zgjidhje në takim me Kurtin
Peter Sorensen sot nis mandatin si emisar i dialogut Kosovë – Serbi
Artikulli i mëparshëm Ulja e pensioneve të mësimdhënësve, Qeveri: “Gabim teknik” dhe jo vendim qeveritar
Artikulli tjetër “MONOPOL CITY” – sjell tek ju projektin më të bukur dhe funksional në zemër të qytetit të Gjilanit!

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.