Kati Schneeberger, këshilltare lokale e Bashkimit Evropian, ditë më parë e ka nisur një peticion për liberalizimin e vizave për kosovarët.
Ajo, me anë të një cicërime në Twitter, ka bërë të ditur se deri tani janë mbledhur 5 mijë nënshkrime, po ashtu ka bërë thirrje që të bëhen mbi 7 mijë e 500 nënshkrime.
“Mos e izoloni Kosovën. Duhen të drejta të barabarta për qytetarët e Kosovës si për qytetarët e BE-së. Të drejta të barabarta për të gjithë evropianët”,ka shkruar Schneeberger.
Peticioni i nisur nga ajo quhet “Liberalizim të vizave për Kosovën tani”, transmeton KlanKosova.tv.