Në Kosovë numri i rasteve pozitive me COVID-19 që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para, numri i rasteve pozitive deri tani ka shkuar në 46 mijë e 909.
Nga të dhënat e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), nga infektimi me COVID-19 janë shëruar 34 mijë e 155.
Ndërsa, shkak i infektimit me COVID-19 kanë vdekur 1 mijë e 203.
Kurse, aktualisht janë 11 mijë e 551 raste aktive me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.327 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 329 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.