Një punëtor ka pësuar lëndime trupore pasi është rrëzuar në vendin e punës në Gjilan.
Policia ka bërë të ditur se i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ku më pas edhe është liruar për në shtëpi.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.










