Gjykata Themelore në Prishtinë, departamenti për Krfime të Rënda ka vendosur për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj avokatit, Hamdi Jashari.
I njëjti dyshohet se ka kryer vepren penale “Ushtrimi i ndikimit”, përcjell Paparaci.
“Gjyqtari i procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, për caktimin e masës së paraburgimit është e bazuar, andaj të pandehurit H.J gjykata i caktoj masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.”, thuhet në vendimin e Gjykatës.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Paparaci.com/
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.