Të gjithë minatorët e ngujuar në Minierën ‘Trepça’ pas djegies së një Trafostacioni të vjetër, tanimë kanë dal jashtë dhe janë mirë.
Kështu ka bërë të ditur, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, sipas të cilit bëhet fjalë për 110 minatorë.
Më poshtë postimi i Llukës:
Të gjithë 110 Minatorët kanë dalur jashtë dhe janë mirë.
Problemi vazhdon të jetë furnizimi me energji për Mitrovicën, ndërkohë që miniera kërkon gjithashtu furnizim stabil për pompat e ujit që nuk lejojnë vërshimin e horizonteve. Vërshimi i mundshëm i minierës rrezikon operimin e Trepçës me muaj prandaj edhe udhëzimet janë që prioritet të ketë furnizimi me energji për pompa.
*Shënim: më herët gabimisht kam deklaruar që kanë qenë 10 minatorë. Fjala ka qenë për 110.