Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë shkak i infektimit me SARS CoV2 kanë vdekur 14 persona.
Ndërkaq janë shënuar edhe 807 raste të reja me COVID-19.
Ku në total numri i rasteve pozitive me COVID-19 që prej 13 marsit kur edhe janë paraqitur dy rastet e para, numri i të prekurve nga ky virus ka shkuar në 32 mijë e 22.
E shkak i këtij virusi deri më tani kanë vdekur 874 persona.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) në raportin ditor ka bërë të ditur se janë 12 mijë e 124 raste aktive me COVID-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.816 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 807 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.