Në Klinikën Infektive, të shtruar janë 21 pacientë ku 13 prej tyre janë pozitiv me Covid-19.
Këtë e bëri të ditur Vera Berisha-Ndrejaj, mjeke kujdestare në Infektivë.
“Nga këta pacientë të shtrirë, kemi 13 pozitivë me Covid-19, 5 janë që kanë dalë negativ edhe në testimin e dytë, por që kanë nevojë të vazhdojnë trajtimin”.
“Ndërsa tre janë në pritje të rezultateteve të testeve”.
“Nga këta 21 të shtrirë, 5 janë në oksigjenoterapi, një nga ata është në gjendje pak më të rëndë”.
Ajo gjithashtu tha se i kan të shtrira edhe 2 gra shtatzëna prej të cilave njëra është pozitiv me Covid-19 dhe njëra është në pritje të rezultatit”.