Mëngjesin e sotëm ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe kryeministri Zoran Zaev kanë vizituar spitalin e qytetit “8 shtatori” në Shkup.
Pas vizitës Ministri i Shëndetësisë Venko Filpce para gazetarëve konfirmoi se viktimat janë 14 dhe jo 15 siç flitej mëngjesin e sotëm, ndërsa 7 të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë.
Për momentin nga 7 pacientët në gjendje të rëndë 4 janë të shtruar në spitalin “9 shtatori” ndërsa 3 të tjerët në Klinikën Universitare “Nënë Tereza”. Për momentin 37 te shtruar në gjendje më të mirë shëndetësore gjenden në spitalin “8 shtatori”, ndërsa 8 në Klinikën e Shkupit “Nënë Tereza”, kurse 2 në spitalin e Tetovës dhe 1 në atë të Gostivarit.
Ai shtoi se nga 4 të lënduarit në gjendje të rëndë 3 janë operuar dhe për momentin janë nën observimin e plotë të ekipit të mjekëve.
Ministri Filipçe siguroi nga ana tjetër se ekipet e mjekëve po bëjnë të pamundurën dhe se 80 për qind e mjekëve ndodhen në shërbim dhe në disponibilitet të plotë për përballimin e kësaj situate emergjente.