Me 276 mijë e 138 gëzhoja plumbash është ndërtuar portreti i komandant “Katanës”, Agim Ramadanit.
Mozaiku i ndërtuar nga një i ri Besart Gashi, është vendosur në Qendër të Gjilanit në ditën e lindjes së Agim Ramadanit. Shumë qytetarë u mblodhën për të parë nga afër zbulimin e këtij punimi të heroit kombëtar “Katana”.