Gjatë 24 orëve të fundit Policia ka njoftuar se janë shqiptuar 295 gjoba për mosrespektimin e masave anti-COVID.
Sipas Policisë, 1564 gjoba të tjera janë shqiptuar për shkelje të rregullave të trafikut.
Po ashtu Policia ka bërë të ditur se kanë ndodhur 33 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 17 me të lënduar.
Janë arrestuar 18 persona, teksa 7 janë dërguar në mbajtje dhe 6 në vuajtje të dënimit.