Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka folur para duelit ndaj Feronikelit’74, duke theksuar rëndësinë e kësaj përballjeje dhe objektivin e skuadrës së tij.
Nuhiu kërkon nga futbollistët përkushtim maksimal dhe respekt ndaj kundërshtarit, por synimi i Dritës është i qartë fitorja dhe tri pikët.
“Ndeshja e nesërme kërkon përkushtim maksimal, respekt për kundërshtarin, por shkojmë të marrim 3 pikët”, deklaroi Nuhiu.









