Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në Kosovë janë 320 persona të infektuar me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit të fundit të publikuar nga MSH-ja, që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar mbi 160 mijë raste me koronavirus.
Ndërsa, jetën nga ky virus e kanë humbur gjithsej 2 mijë e 984 qytetarë.
Ndërkaq, janë shëruar 157 mijë e 787 pacientë.
MSh-ja është duke vazhduar me administrimin e vaksinimit kundër COVID-19 dhe u bënë thirrje qytetarëve që të imunizohen sa më shpejt, në qendrën më të afërt të vaksinimit, pasi që tani kjo mund të bëhet edhe pa termin.
Deri tani në Kosovë janë vaksinuar gjithsej, 761 mijë e 595 qytetarë me të dyja dozat.