Sports

4 gjyqtarë kosovarë delegohen në dy ndeshje të ‘Europa Conference League’

Gjyqtarët kosovarë po vazhdojnë me paraqitje të mira në garat ndërkombëtare.

Një tjetër katërshe e gjyqtarëve kosovarë është deleguar nga UEFA për ta ndarë drejtësinë në Ligën e Konferencës.

Është gjyqtari Besfort Kasumi, ai, i cili do ta gjykojë ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Ligës së Konferencës, ndërmjet skuadrës rumune, Sepsi Sfantu Gheorghe dhe skuadrës sllovake, Spartak Trnava.

Asistentë të Kasumit në këtë ndeshje do të jenë Edmond Zeqiri e Fatmir Sekiraqa, derisa gjyqtar i katërt Shpetim Murtezi.

Kjo ndeshje zhvillohet të enjten, në orën 18:30, në stadiumin “Stadionul Municipal”.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
Close