Gjatë vikendit të fundit, në Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit janë realizuar gjithsej 515 kontrolle mjekësore, ndërsa 27 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtutjeshëm dhe janë hospitalizuar.
Sipas të dhënave të publikuara nga spitali, gjatë ditëve të vikendit janë realizuar:
27 hospitalizime;
5 transfere;
11 lindje;
7 operime;
36 ekzaminime CT;
113 ekzaminime me rëntgen;
36 ekzaminime me ultrazë.
Nga Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit është theksuar se puna dhe shërbimet shëndetësore vazhdojnë të ofrohen 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, me qëllim të përmbushjes së nevojave të pacientëve.
Institucioni shëndetësor thekson se synim mbetet përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë së shërbimeve, duke vënë në pah profesionalizmin, përgjegjësinë dhe përkushtimin e stafit shëndetësor.










