Ministrja e Ekonomisë dhe Energjisë, Artane Rizvanolli ka raportuar para deputetëve për krizën energjetike, që ka përfshirë edhe Kosovën.
Rizvanolli ka thënë se çmimi i importit të energjisë elektrike, aktualisht është shumë i lartë dhe se bëhet fjalë për një situatë të jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”
“Ne jemi në kapacitetet tona gjeneruese të KEK dhe këto kanë mjaftuar për të mbuluar kërkesën vendore. Siç është pritur me ftohjen e motit është rritur edhe kërkesa për import. Çmimi i importit është tejet i lartë. Është një situatë e jashtëzakonshme”, u shpreh ajo para deputetëve.
Rizvanolli tha se ZRRE ka hapur procesin e shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave, dhe se shpenzimet e importit kanë arritur 12 milionë deri më tani, përderisa ka qenë e paraparë që gjatë tërë vitit të harxhohen jo më shumë se 12 milionë të importit.
“ZRRE ka hapur procesin e shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave, shpenzimet e importit kanë arritur 12 milionë tani, përderisa ka qenë e paraparë që gjatë tërë vitit të harxhohen jo më shumë se 12 milionë të importit”, u shpreh Ministrja Rizvanolli.