Genta Latifi pikërisht më 30 nëntor të këtij viti ka mbaruar me sukeses doktoraturën në lëndën e Matematikës, për t’u bërë femra e parë në Anamoraravë, e cila merr titullin doktor shkence në këtë fushë.
Ajo për një periudhë rekorde trevjecare, në Universitetin e Zurich-ut ka mbaruar doktoraturën me titull “Minimal and Integral presentations of gl_n Ëeb Categories, në drejtimin Representation Theory”.
“Natyrisht se nuk ka qenë lehtë, por pas një punë të vazhdueshme me një angazhim maksimal kam arritur të përfundojë me sukses doktraturën”, thotë Genta, e cila pasionin për matematikë e kishte që nga fëmijëria.
Ajo tutje ka bërë të ditur se në Universitetin e Zürich, krahas punës kërkimore, doktorantët punojnë edhe si asistentë.
Gjatë këtyre tri viteve, ka qenë e angazhuar edhe si asistente dhe ka mbajtur ushtrime, kryesisht në fushen e teorisë së përfaqësimeve dhe topologjisë.
“Përkundër punës së lodhshme unë e kam shijuar shumë procesin e doktoraturës”, ka pohuar Genta.
Kjo i ka dhënë mundësi të marrë pjesë në seminare e konferenca të ndryshme, mes tjerash një vizitë shkencore për një muaj të plotë në MSRI, institut ky i famshëm i matematikës në Berkeley, California të Amerikës.
Sipas saj, atmosfera në departmentin e matematikës në Universitetin e Zürichut ka qenë shumë e këndshme, meqë ka pasur kaudro të mrekullueshëm, teksa shije të ëmbël i ka lënë edhe puna me studentë, të cilët kanë qenë tepër të interesuar për të studiuar matematikën.
Genta, më parë kishte mbaruar studimet master në universitetin prestigjioz të Bonnit në Gjermani, i cili i kishte hap rrugë për të aplikuar për doktoraturë në Universitetin e Zurichut dhe pas intervistës së susksesshme i është ofruar pozita e doktorantës.
“Kusht për pranim kanë qenë notat e larta mesatare, letrat e rekomandimit dhe intervista e susksseshme”, ka bërë të ditur rrugën e saj drejt doktoraturës.
Genta ka nënvizuar se nuk ka kurrëfarë obligimi ndaj këtij Universiteti, sepse ka qenë e punësuar në këtë tempull të dijës, duke shtuar se doktoratura në Zurich nuk ka qenë bursë që duhet kthyer, por punë dhe studim për të cilën paguhesh.
Doktoresha e matematikës, Genta, ndonëse flet katër gjuhë të huaja, ajo temën e ka mbrojtur në gjuhën angleze.
Për momentin panifikon të gjej ndonjë punë që mundëson aplikimin e matematkiës, derisa nuk e di a do të kthehet në Kosove për të kontribuar me dijen e saj në botën akademike, por shprehet qartë, se në një të ardhme, në ndonjë mënyrë apo tjetër do të kontribuojë në vendilindjen e saj.
Ajo thotë se studentët kosovarë që po kanë sukses nëpër Universtitet prestigjioze botërore janë po ata studentë që kanë qenë të suksesshëm edhe në studimet brenda vendit dhe më pas shumë lehtë adaptohen me ritmin e studimeve në perendim.
“Ata të cilët posedojnë bazë të fortë dhe futën në botën e matematikës apo në ndonjë fushë tjetër, aplikojnë më shumë punë të pavarur dhe thellim në studime, kurse kushtet janë të njejta për të gjithë studentët, mirëpo vetëm me punë mund të arrihet një përfunim i sukseshëm”, ka potencuar doktoresha më e re e matematikës, Genta Latifi.
Ndryshe, Genta ka qenë kampione kombëtare dhe mbarëkombëtare e matematikës, teksa ajo nga klasa e 10-të e gjimnazit natyror në Gjilan kishte kaluar në klasën e 12-të, kutpohet duke iu nënshtruar provimeve shtesë të klasës së 11-të dhe respektuar dipsozitat ligjore të arsimit parauniversitar./F.Sylejmani