Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar në takim familjet e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë.
Burime të Kanal10 brenda Presidencës bëjnë të ditur se Haxhiu u ka dërguar ftesë familjeve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Takimi pritet të mbahet gjatë kësaj jave, ndërsa ende nuk është përcaktuar ora.
Ftesa vjen pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.
Më 16 shtator, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.










