774 mijë e 547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë.
Ndërsa, që nga fillimi i procesit të vaksinimit në vend janë dhënë 1 milion e 650 mijë e 162 doza të kurës kundër koronavirusit.
Tashmë ka filluar të jepet edhe doza e tretë e vaksinës anti-COVID-19, kurse e dozën e parë janë imunizuar 875 mijë e 615 persona.
Ndërkohë që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar për 2 mijë e 413 të vaksinuar 24 orët e fundit.