SC Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Drenicës, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Armend Thaqi zhbllokoi rezultatin nga penalltia, ndërsa Mevlan Zeka realizoi dy gola në pjesën e dytë, duke vulosur fitoren e skuadrës gjilanase.
Me këtë triumf, Gjilani arkëton tri pikë të rëndësishme dhe ngjitet në pozitën e tretë në tabelën e Superligës, me gjithsej 14 pikë të grumbulluara.










