Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani se bashku me deputetë e Listës Guxo është fotografuar me disa nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që morën pjesë në seancën ku ajo m bajti fjalimin e fundvitit, shkruan Gazeta Express.
Këto fotografi janë publikuar nga deputetja e LDK-së, Marigona Geci. Ajo shkroi se i ka bërë thirrje presidentes Osmani që t’i merr deputetët e Listës Guxo dhe të kthehet në LDK.
Madje Geci deklaroi se me një nën buzëqeshje u kuptua se deputetët e Listës Guxo kanë dëshirë të kthehen në LDK.
Postimi i plotë:
Sot, presidentja e Republikës së Kosovës Znj.Vjosa Osmani pati një fjalim të mirë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Pas fjalimit ajo bashkë me deputetët e saj erdhi tek ulëset e Grupit Parlamentar të LDK-së për të bërë një foto me ne.
Unë i thash znj.Presidente merri deputetët tuaj e ejani këtu në LDK, se ju nuk e keni vendin atje te partitë e majta me orientime të skajshme majtiste.
Nga nënbuzqeshja u kuptua se deputetët e Listës Guxo dëshiren e kanë të kthehen në LDK.