Kryeministri Albin Kurti po pretendon se për shkak të qeverisjes së tij, edhe diaspora po dërgon më shumë remitanca për familjarët dhe miqtë që jetojnë në Kosovë.
Këto deklarata ai i bëri në një debat në KTV, ku tha se për shkak të ndërrimit të Qeverisë, diaspora për dërgon më shumë para në Kosovë, përcjell Demokracia.com
“Tash edhe diaspora, bashkatdhetarët tanë, iu kanë dërguar më shumë remitanca familjarëve të tyre dhe miqve të tyre, pikërisht për shkak se ka ndërruar Qeveria. Sepse, nuk është se ata tash i kanë punët shumë më mirë në Gjermani e në Zvicër sesa para dy-tri vjetëve”, ka thënë kryeministri Kurti.
Diaspora në fakt, është e vërtetë që gjatë dy viteve të fundit ka dërguar më shumë remitanca në Kosovë, kjo për shkak të pandemisë, përcjell Demokracia.com.
Të ardhurat e diasporës, vazhdimisht kanë pasur ndikim të madh në ekonominë e Kosovës.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vlera e remitencave në Kosovë për periudhën janar-gusht 2021, ka arritur 749.6 milionë euro apo 141.2 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ku vlera totale e remitencave ishte 608.4 milionë euro.
Megjithatë, nuk të dhëna zyrtare sesa kanë shpenzuar para të gatshme qytetarët nga diaspora sa kanë qëndruar për pushime në Kosovë./Demokracia.com/