Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dënuar me 150 euro një shofer i cili ka bërë tejkalimin e dy veturave në vijë të plotë.
Policia bën të ditur se shoferi ka bërë tejkalim në vijë të plotë në rrugën Pejë – Prishtinë.“Në bazë të fotos të publikuar, kundërvajtësi me datë 17.12.2021, rreth orës 13:50, në rrugën Pejë-Prishtinë në fshatin Dollc, gjatë vozitjes së veturës ka bërë tejkalimin e dy veturave në vijë të plotë. Kundërvajtësi është identifikuar nga Policia dhe i njëjti pranon kundërvajtjen e bërë”, njofton Policia.Tutje, në njoftim thuhet se “nga njësiti i NJRKRR-së iu është shqiptuar flet gjoba të cilën e keni të bashkangjitur gjithashtu edhe foton”.