Leonora Morina nga Hodonoci i Kamenicës u varros të shtunën pasdite në këtë fshat.
40 vjeçarja vdiq, pasi dy ditë më parë ishte sëmurë dhe shkoi të kërkoi ndihmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare ne Rogoqicë ku dyshohet se gjatë marrjes së terapisë kishte alergji ne baret e marra.
Ajo ishte nisur për në spitalin e Gjilanit, ku sipas stafit të spitalit u pranua pa shenja jete dhe pas reanimimit është kthyer në jetë dhe me një puls të dobësuar është nisur për në QKUK në Prishtinë. Aty edhe vdiq në orët e para të së premtes.
Me vdekjen e saj të prekur ishin edhe bashkëfshatarët.
Burri i të ndjerës rastin e ka lajmëruar në polici për mostrajtim adekuat nga mjekët dhe nuk deshi të komentojë asgjë derisa të zbardhet e vërteta.